Ndërlidhjet

Obama mbron politikat e kujdesit shëndetësor


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama ka mbrojtur politikat e tij për kujdesin shëndetësor.

“Nuk do të eliminoj sigurimin shëndëtësor për miliona amerikanë që janë të varfër, të vjetër, ose të paaftë, në mënyrë që ata që kanë të paguajnë më pak”, ka thënë Obama, në kuadër të fushatës elektorale për të rivënë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ai ka shtuar se plani i demokratëve është forcimi i Medicare. Presidenti amerikan ka thënë se asnjë amerikan, nuk duhet që të “kalojë vitet e arta nën mëshirën kompanive të sigurimit.

Sipas tij, ata duhet te pensionohen me dinijtet, dhe respekt dhe të marrin kujdesin e merituar.

Obamacare”, siç e quajnë shumë republikanë reformën shëndetësore, të miratuar nga administrata e itj, është e diskutueshme, sepse në thelb detyron të gjithë, që të blejnë një formë të sigurimit dhe i penalizon ata që nuk bëjnë një gjë të tillë.

Rivali republikan në zgjedhjet e nëntorit, Mit Romni kundërshton reformën e kujdesit shëndetësor dhe thotë se ai menjëherë do ta hiqte atë nëpërmjet një urdhri ekzekutiv, që u jep shteteve fuqinë për të rregulluar mbulimin e sigurimit shëndetësor për qytetarët e tyre.
XS
SM
MD
LG