Ndërlidhjet

Rusia 'kërcënon" NATO-n


Takim i NATO-s, foto nga arkivi
Takim i NATO-s, foto nga arkivi
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse tha të hënën se NATO nuk i ka mësuar leksionet nga ngjarjet e fundit në Kaukazin e Jugut.

Zyrtari i Ministrisë Aleksandër Lukasheviq me këtë koment reagoi ndaj deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen, gjatë një vizite më 6 shtator, në Tbilisi, në të cilën ai i tha Gjeorgjisë se “e ardhmja e Gjeorgjisë është në NATO”.

Lukasheviq iu tha gazetarëve se “deklaratat e tilla tregojnë se NATO ende nuk i ka nxjerrë mësimet nga ngjarjet tragjike të vitit 2008 në Kaukazin Jugor" dhe vazhdon t’i dërgojë Tbilisit “sinjale inkurajuese”.

Lukasheviq tha se Moska beson se deklaratat për anëtarësimin e mundshëm të Gjeorgjisë në NATO nuk do të forcojnë sigurinë rajonale dhe nxisin udhëheqësit e Gjeorgjisë, që të mos “e njohin realitetin politik të krijuar në rajon”.

Pas luftës së shkurtër të vitit 2008 në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë, Moska njohu rajonet separatiste gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkazisë.
XS
SM
MD
LG