Ndërlidhjet

logo-print

Riker: Fundi i mbikëqyrjes hap kapitull të ri


Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, foto nga arkivi

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, foto nga arkivi

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, tha se me përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, nuk i jepet fund interesimit të bashkësisë ndërkombëtare për vendin, por përkundrazi, me të shtohet përqëndrimi ndaj Kosovës.

Ai tha se po nis një kapitull i ri me mundësi të rëndësishme, ndërsa e përmendi në këtë kuadër vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

Riker tha se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por theksoi se dialogu ndërmjet të dyja vendeve është esencial.

Komentet e tij RikeriI bëri në një takimi që zhvilloi në Prishtinë me kryeministrin e
Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një takim të përbashkët me gazetarët, Thaçi foli për sfidat e ardhshme të shtetit të Kosovës, duke i quajtur ato jo të lehta, ndonëse u zotua për angazhimin institucional në përballjen me këto sfida.
XS
SM
MD
LG