Ndërlidhjet

Pillaj: Vrasjet në Siri- krime lufte


Navi Pillaj

Navi Pillaj

Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut Navi Pillaj, e ka hapur një seancë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë të hënën, duke thënë se ajo është “e shqetësuar thellë“ nga vuajtjet e civilëve në Siri.

Pillaj tha se përdorimi i armatimit të rëndë nga ana e forcave qeveritare ndaj zonave civile si dhe vrasjet pa gjyq dhe torturat e forcave anti-qeveritare ”mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.”

Ajo shprehu shqetësimin për mospërmbushjen e kushteve për zgjatjen e mandatit të misionit vëzhgues të OKB-së, i cili ka mbaruar operacionet më 19 gusht.

Pillaj ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për të dërguarin e sapoemëruar të OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Lakdar Brahimi, dhe për përpjekjet e tij që të ndërmjetësojë në bisedimet në Siri.

Pillaj përsëriti gjithashtu thirrjet për komunitetin ndërkombëtar që t’i "kapërcejnë ndasitë dhe dhe të punojnë për t'i dhënë fund dhunës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Siri".
XS
SM
MD
LG