Ndërlidhjet

KE kërkon zgjedhje të lira në Ukrainë


Kijev
Kijev
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Torbjorn Jagland u kërkoi autoriteteve në Kiev të hënën, që të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare në muajin tetor.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar do të përcjellë nga afër zgjedhjet dhe se ato do të luajnë një rol në imazhin e Ukrainës.

Jagland tha se vazhdimi i burgimit i ish-kryeministres Julia Timoshenko, e cila drejton një parti opozitare politike paraqet “një problem”.

Duke folur në një konferencë mbi marrëdheniet mes Ukrainës dhe BE-së, Jagland tha se nëse Ukraina nuk arrin të zbatojë reforma demokratike, ajo rrezikon “izolimin ndërkombëtar.”
XS
SM
MD
LG