Ndërlidhjet

Shpërthim në treg, 10 të vrarë


Pakistan( foto nga arkivi)

Pakistan( foto nga arkivi)

Një makinë bombë ka shpërthyer në një treg në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 10 persona, tetë prej tyre, siç raportohet, myslimanë shiitë.

Në sulm janë plagosur më shumë se 20 persona të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në tregun e Kashmirit në Paraçinar, qytet kryesor në Kurram, një nga shtatë rrethet fisnore.

Zyrtarët shëndetësorë konfirmuan të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi, por thanë se “numri i të vdekurve mund të rritet, meqë shumë të plagosur janë në gjendje kritike.”

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por militantë talebanë rregullisht kryejnë sulme në këtë rajon, ku tensionet në mes të myslimanëve sunitë dhe shiitë janë të mëdha.
XS
SM
MD
LG