Ndërlidhjet

Kacin: Kosovën e pret punë edhe më e madhe


Jelko Kacin

Jelko Kacin

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore Jelko Kacin, ka përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, por, ka vlerësuar se Kosova ka ende punë përpara për të mundësuar sundimin e plotë të tligjit.

“EULEX-i dhe KFOR-i mbesin në terren për t’iu ndihmuar institucioneve në Prishtinë, por përgjegjësia e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e zbatimit të ligjit, është më e madhe sesa më parë. Të drejtat e njeriut duhet të jenë të garantuara për secilin qytetar, në veçanti për komunitetet pakicë dhe për të kthyerit serbë”, ka thënë Kacin përmes një deklarate të shkruar për media.

Ai ka vlerësuar se liderët kosovarë duhet të tregojnë pjekuri politike dhe përgjegjësi me të cilën do të forcohen përpjekjet për t’iu ofruar komunitetit serb në veri të Kosovës.

“Prishtina sikurse edhe deri më tash do të ketë mbështetje të fuqishme të institucioneve të BE-së për të vazhduar me reformat evropiane, për të forcuar pavarësinë institucionale dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, ka theksuar Kacin.
XS
SM
MD
LG