Ndërlidhjet

VV: Fundi i mbikëqyrjes- farsë


Ilustrim

Ilustrim

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën solemnte të Kuvendit për mbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

"Nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj farse që organizohet me paratë e popullit e kundër popullit. Aty na kanë ftuar që të duartrokasim dhe të buzëqeshemi. Na kanë ftuar që të jemi spektatorë të privilegjuar: qytetarët janë spektatorë para ekraneve televizive, kurse deputetët janë spektatorë në sallë", ka thënë në një konferencë për gazetarë, lideri i Lëvizjes, Albin Kurti.

"Po hiqet mbikëqyrja e dukshme e jashtme, për t’u bërë mbikëqyrje e brendshme që fshihet brenda vetë ligjeve. U mbyll veçse një zyrë. Asgjë tjetër s’ka ndryshuar. KFOR-i, EULEX-i e bile edhe UNMIK-u janë këtu pa na njohur, pa në dhënë llogari neve, me fuqi ekzekutive mbi neve dhe me imunitet mbi ligjin", ka thënë ndër të tjera Kurti.

Vetëvendosje ka kundërshtuar në vazhdimësi Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin të hartuar nga ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari. mbi te cilin eshet shpallur pavaresia e Kosoves.

Ndryshe, Grupi Drejtues Ndërkombëtar i jep fund të hënën mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Ky grup, përbëhet nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Të gjitha vendet anëtare të GND-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG