Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – 21 të vrarë


Zyrtarët e sigurisë zhvillojnë hetime në vendin e eksplodimit në Kunduz
Zyrtarët e sigurisë zhvillojnë hetime në vendin e eksplodimit në Kunduz
Një një sulm vetëvrasës me bombë në qytetin verior Kunduz në Afganistan, janë vrarë së paku 21 vetë dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Policia në Kunduz tha se sulmuesi ishte afruar te një grup i policisë speciale dhe e kishte aktivizuar eksplozivin.

Rrjeti televizi Shamshad në Afganistan raportoi se 20 nga të vrarë ishin policë dhe ushtarë.

Policia ishte në detyrë për ta mbajtur rregullin në një demonstratë, e cila mbahej në mbështetje të një personaliteti politik me ndikim, i akuzuar për vrasje të civilëve.
XS
SM
MD
LG