Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Është vrarë një lider i lartë i al-Kaidës


Qeveria e Jemenit ka njoftuar se forcat e armatosura të këtij vendi e kanë vrarë personin Said al-Shehri, që përshkruhet si i dyti në udhëheqjen e al-Kaidës në Gadishullin Arabik.

Ministria e mbrojtjes tha sot se Shehri ishte vrarë së bashku me gjashtë militantët të tjerë, gjatë një operacioni të armatës në rajonin e largët lindor në Jemen, ku qeveria, për muaj të tërë, po i luftonte militantët.

Shehri ishte përshkruar si shtetas i Arabisë Saudite, i cili ishte liruar nga burgu amerikan në Guantanamo Bej, në vitin 2007.

Nga Uashingtoni, al-Kaida në Gadishullin Arabik është cilësuar si krahu më i rrezikshëm i rrjetit militant islamik.

Më parë, Shtetet e Bashkuara kanë përdorë aeroplanë pa ekuipazh për t’i marrë në shënjestër pjesëtarët e këtij grupi.
XS
SM
MD
LG