Ndërlidhjet

Aeroplanët e Turqisë i sulmuan kurdët në Irak


Helikopteri i forcave ajrore të Turqisë fluturon afër kufirit me Irakun

Helikopteri i forcave ajrore të Turqisë fluturon afër kufirit me Irakun

Forcat e armatosura të Turqisë thonë se me aeroplanë i kanë bombarduar bazat e kryengritësve kurdë në pjesën veriore të Irakut, gjatë operacionit katërditësh, që përfundoi dje.

Ushtria turke tha se 25 pjesëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK) janë vrarë gjatë operacionit.

Mëtutje, ushtria turke tha se nga luftimet e ushtarëve të Turqisë me kryengritësit kurdë, këtë vit, janë vrarë 461 vetë, përfshirë 88 ushtarë, në pothuajse 1 mijë operacione të ushtrisë, në pjesën juglindore të Turqisë, që është e banuar me popullatë shumicë kurde.

PPK-ja nga Turqia dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, konsiderohet grup terrorist, i cili e ka filluar kryengritjen në vitin 1984.

Gjatë këtij konflikti janë vrarë afro 45 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG