Ndërlidhjet

Lakdar Brahimi brenda disa ditësh udhëton në Siri


Lakdar Brahimi
Lakdar Brahimi
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, e ka filluar sot atë që ai e cilësoi si mision “shumë të vështirë” për arritjen e paqes në Siri.

Duke folur para gazetarëve në Kajro të Egjiptit, ai tha se do të udhëtoj në Damask “breda pak ditësh”, por nuk ishte i sigurt se a do të takohej me presidentin Bashar al-Asad apo jo.

“E kuptoj se ky është mision shumë i vështirë, por mendoj se nuk është e drejtë imja të refuzoj që popullit sirian t’i japë çfarëdo ndihme që mundem”, tha Brahimi.

Ai arriti në Kajro mbrëmë vonë, në udhëtimin e tij të parë prej se u emërua i dërguar ndërkombëtar për Sirinë, në të cilin përfshihen takime me anëtarët e Ligës Arabe, me personalitetet opozitare siriane dhe me presidentin e Egjiptit, Muhamed Morsi.
XS
SM
MD
LG