Ndërlidhjet

Nishani: Kosova dhe Shqipëria drejt rrugës për BE


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, e ka uruar këtë ditë të shënuar për mbarë shqiptarët.

Ju drejtohem në një moment solemniteti dhe reflektimi, kur e ardhmja dhe e shkuara e Kosovës ndahen dhe bashkohen njëherësh. Ndahen e shkuara e hidhur nga e ardhmja e sigurtë plot begati për të gjithë qytetarët e Kosovës, të çfarëdo etnie dhe përkatësie fetare. Bashkohen përpjekjet dhe përkushtimi për liri, demokraci dhe prosperitet. Republika e Kosovës sapo ka nisur udhëtimin e saj të gjatë si një shtet plotësisht i pavarur dhe sovran që ka tërësisht në duart e saj të ardhmen e qytetarëve dhe të brezave që do të vijnë”, thuhet në mesazhin e presidentit Nishani.

Mëtutje ai ka theksuar se gëzimi i kësaj dite bëhet pjesë e festimit të 100 vjetorit të Shqipërisë.

Presidenti Bujar Nishani tha se Kosova dhe Shqipëria e kanë të njejtin destinacion - Evropën.(f.b.)
XS
SM
MD
LG