Ndërlidhjet

Jahjaga: Dekorata për Uiznerin, Ishingerin, Shpindelegerin dhe Feithin


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dekoruar me medalje dhe mirënjohje të ndryshme katër personalitete ndërkombëtare, të cilat kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Diplomatëve Frenk Uizner dhe Volfgang Ishinger u është dhënë medalja “Urdhëri i Pavarësisë”, ministrit të jashtëm të Austrisë, Mihael Shpindeleger, i është dhënë “Urdhëri për Paqe dhe Demokraci dr. Ibrahim Rugova”, ndërsa shefi i deritashëm i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith, është nderuar me “Medaljen e paqes dhe të pajtimit Anton Çeta”.

Këto mirënjohje u dhanë me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Ish i dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, në vitin 2009 ishte nderuar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.
XS
SM
MD
LG