Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shënohet 11 vjetori i sulmeve terroriste


Fotografitë e disa viktimave të sulmeve terroriste më 11 shtator 2001 që janë ekspozuar në Nju Jork

Fotografitë e disa viktimave të sulmeve terroriste më 11 shtator 2001 që janë ekspozuar në Nju Jork

Në Shtetet e Bashkuara gjatë ditës së sotme shënohet 11 vjetori i sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, në të cilat u vranë afro 3 mijë vetë.

Në Nju Jork, familjarët e atyre që u vranë në kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, do t’i lexojnë emrat e viktimave, në vendin ku ndërtesat e larta qëndronin para 11 shtatorit të vitit 2001.

Raportohet se afro 1 mijë vdekje, gjatë 11 viteve të kaluara, janë të ndërlidhura me sëmiundjet e shkaktuara nga pluhuri helmues gjatë shkatërrimit të Kullave Binjake.

Ceremoni përkujtimore parashihen edhe në Pentagon dhe në Pensilvani, ku poashtu u rrëzuan dy aeroplanë të rrëmbyer nga terroristët e al-Kaidës.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e shënon përvjetorin në Shtëpinë e Bardhë, para se ta vizitoj Pentagonin.

Zëvendëspresidenti Xhoe Bajden merr pjesë në një ceremoni në Shanksville të Pensilvanisë, ku aeroplani i rrëmbyer u përplas, pasi udhëtarët ishin përpjekur ta marrin kontrollin ndaj aeroplanit nga rrëmbyesit.

Në Shanksville mbrëmë qëndroi sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta.

“Sot, ne jemi tubuar për ta ripërtrirë përkushtimin tonë për ata që vdiqën më 9/11, përkushtimin tonë për familjet e tyre dhe përkushtimin tonë për të gjithë amerikanët, se ne do të mbesim përherë vigjilent kundër kërcënimeve për vendin tonë, dhe se askush nuk do të mundet t’i sulmoj Shtetet e Bashkuara dhe të mos ndëshkohet” , tha Leon Paneta.
XS
SM
MD
LG