Ndërlidhjet

Foreign Policy: Kurrë mos thuaj “kurrë më”


Nju Jork...

Nju Jork...

Në 11 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit kundër Qendrës Botërore të Tregtisë, nuk do të ketë politikanë. Ata tashmë nuk janë ftuar. Organizuesit e ceremonisë përkujtuese thonë se ata dëshirojnë që këtë solemnitet ta bëjnë më të mbyllur, më personal, shkruan në fillim të artikullit revista Foreign Policy.

Ky vendim, po ashtu, reflekton betejën e vazhdueshme ndërmjet Qytetit të Nju Jorkut, Shtetit të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, lidhur me memorialin, muzeun, kontrollin ndaj kësaj hapësire dhe rrjedhimisht, përkujtimin e 11 shtatorit.

Vitin e kaluar, shkruan Foreign Policy, në po këtë ditë, politikanë të nivelit të lartë ishin aq të çuditshëm dhe kjo çoi në duel verbal ndërmjet guvernatorit Endrju Kuomo dhe prefektit Majkël Bllumberg, lidhur me zgjedhjen e leximeve.

Por, çfarëdo që të ketë qenë motivi, Shtetet e Bashkuara mund të jenë të gatshme për ndryshim në atë se si përkujtohet 11 shtatori, po ashtu.

Është koha që ai përsëri të bëhet personal, pra të bëhet më pak ngjarje. Barra e tragjedisë është private, por familjet e 9/11-shit e humbën pronësinë e ditës, që në fund të fundit ishte e tyre.

Foreign Policy shkruan se shumica prej tyre, duke përqafuar jetë të re, bashkëshortësi, fëmijë, profesione, por gjithnjë me dijeni se ka mund të jetë shumë më ndryshe, kohëve të fundit kanë lëvizur. Amerika duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

Kjo dekadë e fundit ishte karakterizuar me një varg të motove, që ishin shndërruar në një disponim karakteristik. Lufta kundër terrorit. Misioni i Përfunduar. Me Ne apo Kundër Nesh. Doktrina Një Përlind. Sistemi Punoi. Kërcënim i Sigurisë. Bin Ladeni është i vdekur.

Por, pa dyshim, asnjëra prej tyre nuk kishte ndikuar në mënyrën e mendimit tonë për sigurinë e Amerikës, se sa dy fjalë të presidentit Xhorxh Bush i riu, më 14 shtator 2001, dhe të përsëritura për t’i mbrojtur politikat, që shkonin prej luftës në Irak e deri te establishmenti i njësisë masive kundërterroriste në policinë e Nju Jorkut; këto dy fjalë janë: Kurrë Më.

Këto dy fjalë janë aq të thjeshta, sa që shkojnë deri në absurd. Janë të paqarta aq sa dëmtojnë, shkruan Foreign Policy. Nuk ekzistojnë dy fjalë të tjera, që japin pak kuptim ose kontekst.

Na bindët se pacenueshmëria ishte e mundshme.

Ideja se politikat do të duhej të fokusoheshin pothuajse ekskluzivisht në parandalimin e sulmit të ardhshëm, po ashtu, e ka maskuar një betejë ideologjike brenda qarqeve politike të sigurisë së brendshme, ndërmjet shprehjes “kurrë më” dhe antitezave të saj, që zakonisht u referoheshin si “e keqja ndodhë”, por në formë xhentile të njohur si “aftësi ripërtëritëse”.

Por, shprehja “kurrë më” ishte deri-diku ironike dhe miopike në shtrirjen e saj.

Çka do të thotë saktësisht “kurrë më”?

Në vitin 2005 uragani Katrina erdhi me fuqi nëpër Nju Orleans dhe shtetet e Gjirit dhe na përkujtoi se vendi shumë i fokusuar në një kërcënim, padyshim se do ta humbte kërcënimin më të zakonshëm dhe fajësinë për të, shkruan pos tjerash, në një artikull të gjatë revista Foreign Policy.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG