Ndërlidhjet

Hoxhaj: Kosova – shembull për shtetndërtim


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha sot se Kosova e pavarur “është shembulli më i suksesshëm i shtetëndërtimit”.

Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij në Prishtinë, në Konferencën “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, në temën “Tranzicioni në kohën e globalizimit”.

"Kosova e pavarur është shembulli më i suksesshëm i shtetndërtimit në kontekstin e misioneve te ndryshme dhe operacioneve paqeruajtëse në pjesë të ndryshme të botës”,tha Hoxhaj, dhe ka shtuar se “ajo është një projekt, që nuk ka mundur të jetë i suksesshëm pa përpjekjet paqeruajtëse të Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe NATO-së, të cilat kanë kontribuuar me dhjetëra mijëra trupa në kampanjën e Kosovës”.

Sot, suksesi i jonë, është sukses i juaji", ka thënë Hoxhaj, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Lidhur me shtetndërtimin dhe transformimin e metutjeshëm të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se Kosova sot është e ndërtuar duke u bazuar ne principe të demokracisë, multietnicitetit dhe sekularizmit, dhe implementimi i Planit të Marti Ahtisarit, e ka transformuar Kosovën si shtet dhe shoqëri.
XS
SM
MD
LG