Ndërlidhjet

Armeni: Presidenti i priti shahistët në aeroport


Presidenti Sarkisian i përshëndt shahistët armenë në aeroportin e Erevanit
Presidenti Sarkisian i përshëndt shahistët armenë në aeroportin e Erevanit
Seleksioni kombëtar i shahut i Armenisë është kthyer në vend me një mirëseardhje heroike, pasi e ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e Shahut në Stamboll, gjatë fundjavës.

Radio Evropa e Lirë, shërbimi për Armeni, raporton se ekipi ishte pritur në aeroportin e Erevanit nga presidenti i shtetit, Serzh Sarkisian, i cili është edhe kryetar i Federatës së Shahut në Armeni.

Në pallatin presidencial, ai u dha dekorata fituesve të medaljes së artë olimpike, Levon Aronian, Sergei Movsesian, Vlladimir Akopian, Gabriel Sargishian dhe Tigran Petrosjan.

Armenia i kishte fituar medaljet e arta edhe në Olimpiadën e vitit 2006 dhe 2008.

Në këtë vend shahu është lëndë e obligueshme shkollore për secilin fëmijë prej moshës 6 vjeçare e tutje.

Në Olimpiadën e Stambollit, pas Armenisë u plasua Rusia, ndërsa vendin e tretë e zuri Ukraina.
XS
SM
MD
LG