Ndërlidhjet

SHBA: Moment i heshtjes për viktimat e 11 shtatorit


Hapësira ku ndodheshin Kullat Binjake në Nju Jork

Hapësira ku ndodheshin Kullat Binjake në Nju Jork

Në Shtetet e Bashkuara është mbajtur një moment i heshtjes në nderim të viktimave të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Gjatë këtyre sulmeve ishin vrarë afro 3 mijë vetë.

Momenti i heshtjes u mbajt në orën 8:46 minuta, sipas kohës lokale, koha kur para 11 vitesh ndodhi sulmi i parë me aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët e al-Kaidës kundër Kullave Binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel, mbajtën heshtje në nderim të viktimave.

Heshtje u mbajtë edhe në Nju Jork, në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake.
XS
SM
MD
LG