Ndërlidhjet

Klinton: Fundi i mbikëqyrjes, hap thelbësor


Bill Klinton
Bill Klinton
Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, e ka cilësuar fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë si ngjarje historike.

Nëpërmjet një video-linku, të transmetuar gjatë një konference të zhvilluar një ditë pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare, ish presidenti amerikan tha se ka shumë shpresa se “ditë të ndritshme për Kosovën janë përpara”.




“Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë është hap thelbësor dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të definuar rolin tuaj në rajon, në Evropë dhe në botë. Ndërkohë që përballeni me sfidat dhe mundësitë nga jashtë, përfshirë Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Serbinë, kurse nga brenda me sfidat e ndërtimit të një vendi me më shumë mundësi dhe përfitime të përbashkëta për të gjithë, shpresoj ta dini se keni shumë miq, të cilët urojnë të keni sukses”, ka thënë presidenti Klinton.

Duke shprehur mirënjohjen që, siç tha, pati mundësinë që si president i Shteteve të Bashkuara “ të luajë një rol të vogël në përfundimin e konfliktit dhe në bërjen e asaj çfarë jeni bërë sot”, adresimin e tij presidenti Klinton e përfundoi duke thënë: “Do të jem gjithmonë në anën tuaj”.
XS
SM
MD
LG