Ndërlidhjet

Kandiq hedh dyshime mbi dëshmitarin


Natasha Kandiq
Natasha Kandiq
Drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka deklaruar se paraqitja e dëshmitarit të mbrojtur në televizionin shtetëror serb, i cili pretendon se “ka marrë pjesë në heqjen e organeve të të rrëmbyerve serbë në veri të Shqipërisë në fundivtet e ’90-ta” është e papranueshme.

Ajo ka thënë se nuk beson se xhirimi është autentik.

“Prokuroria shqetëson publikun dhe familjet e të pagjerutve duke paraqitur xhirime të tilla”, ka thënë Kandiq për mediat serbe.

Ajo ka shtuar se Prokuroria, po të ishte institucion serioz shtetëror do të punonte me ekipin e EULEX-it, që udhëhiqet nga porkurori Klint Uiliamson për të identifikuar mjekët, të cilët ptokuroria serbe, thotë se i kanë udhëhequr operacionet e heqjes dhe shitjes së organeve.

“Mendoj se prokuroria e ka plasuar këtë rëfim për arsye politike dhe me këtë po i shqetëson shumë familjet e viktimave. Rrëfimi nuk është bindës, dhe shkakton shqetësim edhe te publiku”, ka thënë ajo.

Prokuroria për krime lufte e Serbisë, dy ditë më parë ka thënë se e ka dëshmitarin, i cili pretendon se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ka marrë pjesë në heqjen e organeve të të rrëmbyerve serbë. I njëjti dëshmitar një ditë më parë është paraqitur në Radio Televizionin Serb.

Autoritetet kosovare plasimin e kësaj informate nga prokuoria serbe e kanë quajtur propagandë serbe ndaj prishjes së imazhit të Kosovës.

Lidhur me akuzat për trafikim të organeve nga ish-pjesëtarët e UÇK-së në Kosovë, po zhvillohen hetime nga një prokuror i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Zyrtarët më të lartë në Kosovë dhe Shqipëri i kanë hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për trafikim të organeve, që për të parën herë ishin paraqitur në raportin eDik Martit Këshillin e Evropës, por janë shprehur në mbështetje të hetimeve gjithëpërfshirëse për këtë rast.
XS
SM
MD
LG