Ndërlidhjet

Supremja vërteton aktgjykimin për një rast të vrasjes


Ilustrim

Ilustrim

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme e vërtetoi aktgjykimin në rastin e vrasjes kundër të pandehurit Muhamet Vishaj.

Trupi gjykues, sipas një njoftimi të misionit evropian, e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruar në emër të pandehurit duke e vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Muhamet Vishaj qe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë për vrasjen e Luan Vishaj dhe Dan Kilaj në tetor 1999 në rrugën Deçan-Llukë. Ai ishte dënuar me 15 vite burgim.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria e Shtetit e Kosovës.
XS
SM
MD
LG