Ndërlidhjet

Autorizohet hapja e tenderit për shitjen e PTK-së


Ndërtesa e Postës dhe Telekomit të Kosovës
Ndërtesa e Postës dhe Telekomit të Kosovës
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, ka miratuar dokumentet e pakos tenderuese për shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Në bazë të këtyre dokumenteve kompanitë e parakualifikuara ftohen të bëjnë shqyrtimet e tyre analitike dhe të marrin pjesë në garë për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, thuhet se “KQP ka konstatuar se nga PTK është ndarë njësia e Postës së Kosovës, e cila është themeluar si ndërmarrje e re publike edhe është duke funksionuar si njësi e pavarur. Posta e Kosovës ka trashëguar të gjitha pasuritë e paluajtshme të PTK-së”.

“Në bazë të pakos tenderuese, do të shiten 75% e aksioneve të PTK-së, përkatësisht të dy njësive të biznesit Telekomi (telefonia fikse) dhe Vala (telefonia mobile). Ndërsa, 25% të aksioneve të PTK-së në pronësi të shtetit do të mbesin më së paku në afatin 5 – vjeçar pas përmbylljes se transaksionit dhe do të monitorohen nga përfaqësuesit e shtetit në Bordin e PTK-së dhe të gjitha detajet për to do të rregullohen me marrëveshjen e shit-blerjes”, thuhet në njoftim.

Në bazë të kësaj pakoje tenderuese, të gjithë punëtorëve aktual të PTK-së iu është garantuar vendi i punës për të paktën 3 vjetët e ardhshme, ndërsa blerësi potencial obligohet që kompaninë ta zhvillojë dhe të përmirësojë edhe më tutje shërbimet e ofruara për qytetarë.

Në muajin gusht, KQP ka parakualifikuar pesë kompani për privatizimin e PTK-së:

•Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom
•Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim me British Telecom - Poloni (në pronësi të British Telecom)
•M1 International Limited
•Turkcell
•Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom)
XS
SM
MD
LG