Ndërlidhjet

Ministri jemen i Mbrojtjes i shpëton atentatit


Sana, Jemen
Sana, Jemen
Ministri jemen i Mbrojtjes i shpëtoi një tentativë vrasjeje.

Por, makina bombë që goditi autokolonën e tij, në kryeqytetin Sana, ka vrarë më shumë se 13 njerëz, përfshirë tetë truproja të tij dhe pesë civilë.

Shpërthimi erdhi një ditë pasi autoritetet e Jemenit njoftuan për vdekjen e numrit 2 të Al-Kaidës në Jemen, gjatë një sulmi, që duket të ketë ndodhur me aeroplanët e telekomanduar amerikanë.

Autokolona e ministrit të mbrojtjes, gjeneral majorit Muhamed Nasir Ahmed, po linte ndërtesën e kryeministrit pas një takimi të kabinetit, kur edhe shpërtheu bomba.

Kjo ishte përpjekja e katërt e atentatit kundër ministrit të mbrojtjes, që nga formimi i qeverisë së re në muajin dhjetor.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë menjëherë, por Al-Kaida fajëson Ahmedin se po udhëheq një fushatë ushtarake, e cila e ka nxjerrë këtë organizatë jashtë strehave të sigurta të Jemenit jugor.
XS
SM
MD
LG