Ndërlidhjet

Vulin: Fundi i mbikëqyrjes rrezikon bisedimet


Aleksandër Vulin

Aleksandër Vulin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, thotë se heqja e mbikëqyrjes së pavarësisë, nuk ndryshon asgjë, sepse sipas tij, mbyllja e zyrës së Piter Fejthit, nuk do të ketë ndikim të madh në jetën e serbëve dhe shqiptarëve.

Por, ai shton se tani ekziston rreziku, që Prishtina të humbasë çdo motiv, që të marrë pjesë në bisedime me Beogradin.

“Kjo iu ka dhënë krahë atyre në Prishtinë, që mendojnë se bisedimet janë të panevojshme. Një numër domethënës i opsioneve politike në Prishtinë, dhe frikësohem se kjo përbën edhe mendimin e shumicës, mendojnë se bisedimet janë të panevojshme, sepse Prishtina konsideron se i ka të gjitha. Ne tashmë jemi të pavarur, pse do të bisedonim me Serbinë, meqë në bisedime diçka edhe duhet dhënë. Dhe pse të japim, tashmë është kryer, ne jemi të pavarur, dhe asgjë tjetër nuk na intereson”, është shprehur Vulin.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar një ditë më pare, ka hequr mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Ky hap është përshëndetur nga shtetet më të fuqishmë në botë, derisa, presidenti amerikan Barak Obama, e ka vlerësuar një të arritur historike.
XS
SM
MD
LG