Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: Shtatë të vdekur nga alkooli i kontaminuar


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën edhe katër persona të tjerë kanë vdekur në Republikën Çeke pas pirjes së alkoolit të kontaminuar me metanol toksik.

Rastet e reja çojnë në shtatë numrin e të vdekurve nga helmimi më i keq në vend në tri dekadat e fundit.

Raportohet se 22 persona të tjerë janë shtruar në spital, dhe disa nga ta janë në gjendje kritike.

Kryeministri Petër Neças e quajti situatën “shumë serioze” dhe tha se iu ka kërkuar ministrave të tij të shëndetit, bujqësisë dhe ministrit të brendshëm që ta informojnë në lidhje me hapat që kanë ndërmarrë për të parandaluar dëmet e mëtejshme shëndetësore të qytetarëve.

Policia ka arrestuar një person 36-vjeçar në lidhje me vdekjet.

Autoritetet kanë nisur një kontroll mbarëkombëtar në restorante, bare, dyqanet e pijeve dhe në tregjet në rrugë në një përpjekje për të zbuluar origjinën e alkoolit të kontaminuar.
XS
SM
MD
LG