Ndërlidhjet

Zjarr në fabrikë, 21 të vrarë


Pakistan

Pakistan

Policia dhe punëtorët e shpëtimit thanë se të paktën 21 njerëz janë vrarë në një zjarr që shpërtheu në një fabrikë këpucësh në qytetin lindor Lahore të Pakistanit.

Shumë të tjerë kanë marër djegie të rënda. Të gjitha viktimat ishin punëtorë të fabrikës.

Punëtorët e shpëtimit thanë se shumica vdiqën nga asfiksimi, meqë ishin bllokuar në ndërtesn, ndërsa të tjerët u dogjën të gjallë.

Nuk dihet se shkaku i zjarrit.

Standardet e dobëta të sigurisë dhe mangësitë në instalimet elektrike janë fajësuar shpesh për aksidente të tilla.
XS
SM
MD
LG