Ndërlidhjet

logo-print
Zvicra ka mposhtur Shipërinë në ndeshjet e grupeve për kualifikim në Kampionatin Botëror me rezultat 2-0.

Ndeshja që u zhvillua në Lucernë të Zvicrës është karakterizuar me faktin se në të dy ekipet kanë luajtur shqiptarë, përderisa golin e parë për Zvicrën e ka shënuar kosovari, dhe një yll në rritje i futbollit, Xherdan Shaqiri.

Rezultati 2-0 për Zvicrën është arritur në minutën e 68 pas ekzekutimit të një penaltie nga ana e kapitenti Gokhan Inler.

Zvicra që ka fituar edhe në javën e kaluar në ndeshjen kundër Sllovenisë, aktualisht kryeson grupin E me gjashtë pikë, pasi që të gjitha ekipet i kanë luajtur nga dy ndeshje.

Katër ekipe i kanë nga tri pikë, ndërkaq Sllovenia është e fundit me asnjë pikë.

Dominimi i Zvicrës në fushë, ka qetësuar në një masë, mijëra tifozë shqiptarë të diasporës, që u mblodhën në stadiumin Swissporarena, që i zë 15 mijë e 600 vetë.

Në kombëtaren e Zvicrës luajnë pesë sportistë shqiptarë.

Kosovari Shaqiri, që në sezonën e parë në Bajern Mynih ka impresionuar, nuk ka festuar me entuziazëm fitoren ndaj ekipit shqiptar.
XS
SM
MD
LG