Ndërlidhjet

Mbahen zgjedhjet parlamentare në Holandë


Ilustrim
Ilustrim
Votuesit holandezë votojnë sot në zgjedhjet, të cilat dominohen nga shqetësimet rreth krizës së eurozonës.

Sondazhet e opinionit thonë se partia e qendrës së djathtë liberale e kryeministrit Mark Rut dhe ajo e qendrës së majtë, Partia e Punës, janë shumë afër nëjra-tjetrës.

Rut dëshiron të ulë deficitin e Holandës, ndërsa Diederik Samsom nga Partia e Punës po promovon shpenzimet për programin e krijimit të vendeve të punës.

Zgjedhjet janë shpallur, pasi që Partia e Lirisë e Gert Uilders tërhoqi mbështetjen e saj për politikën fiskale të qeverisë.

Partia e Lirisë ka bërë fushatë për tërheqje nga euro dhe Bashkimin Evropian.

Analistët thonë se rezultati i votimit do të jetë i rëndësishëm për fushatën e Gjermanisë mbi disiplinën fiskale në eurozonë.
XS
SM
MD
LG