Ndërlidhjet

Libi: Vritet një amerikan në sulmin ndaj konsullatës


Zjarr në Konsullaten Amerikane, Bengazi, 11 shtator, 2012
Zjarr në Konsullaten Amerikane, Bengazi, 11 shtator, 2012
Raportet nga Libia thonë se persona të armatosur kanë sulmuar konsullatën amerikane në qytetin lindor të Bengazit dhe ia kanë vënë flakën ndërtesës, duke vrarë një pjesëtar të personelit amerikan.

Sulmi ka ndodhur të martën, pas një proteste që u mbajt para Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin egjiptian, Kajro, për shkak të një filmi, për të cilin thuhet se është ofendues për profetin Muhamed.

Konsullata në Bangazi është raportuar të jetë djegur pasi iu vu zjarri nga protestuesit.

Ka pasur edhe raporte të përleshjeve të rënda mes milicëve të armatosur dhe forcave të sigurisë jashtë ndërtesës.

Më parë gjatë ditës në Kajro, mijëra njerëz u mblodhën jashtë ambasadës amerikane për të protestuar kundër filmit të prodhuar në SHBA.

Flamuri amerikan, i cili ishte ulur në gjysmë shtize, për të shënuar sulmet e 11 shtatorit, u gris nga demonstruesit dhe u zëvendësua me një flamur islamik.
XS
SM
MD
LG