Ndërlidhjet

Zjarret në fabrika, mbi 80 të vrarë


Ekipet e shpëtimit në fabrikën në Lahore, 12 shtator, 2012
Ekipet e shpëtimit në fabrikën në Lahore, 12 shtator, 2012
Një zjarr që përfshiu një fabrikë tekstili në qytetin më të madh të Pakistantit, Karaçi ka lënë të vdekur 60 njerëz.

Policia tha se më shumë se 30 persona janë lënduar.

Autoritetet thonë se tha se shumica e të vdekurve ishin aq shumë të djegur, sa që "është e pamundur të tregohet nëse janë meshkuj apo femra".

Fabrika kishte të punësuar rreth 450 njerëz.

Të martën, ndërkaq, në Lahore, qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, në një zjarr në një fabrikë këpucësh, janë mbytur të paktën 23 njerëz.
XS
SM
MD
LG