Ndërlidhjet

Obama nuk takon Natanjahun


Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Natanyahu gjatë një takimi Shtëpinë e Bardhë, Uashington, mars, 2012
Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Natanyahu gjatë një takimi Shtëpinë e Bardhë, Uashington, mars, 2012
Zyrtarët amerikanë kanë mohuar se presidenti Barak Obama ka refuzuar të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu në Nju Jork në këtë muaj për shkak të tensioneve mbi Iranin.

Ekipi i Natanjahut ka kërkuar bisedime gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tomi Vietor, tha se agjenda e Obamës nuk e mundëson një takim të tillë.

Në vend të Obamës, udhëheqësi izraelit pritet ta takojë sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

Mospërfillja e dukshme, së bashku me kërkesat e mprehura të Natanjahut për një linjë më të ashpër të SHBA kundër Iranit, kërcënon t’i fusë në krizë raportet mes SHBA-së dhe Izraelit, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
XS
SM
MD
LG