Ndërlidhjet

Gjermania miraton fondin evropian të shpëtimit


Karlshure, Gjermani, 11 shtator, 2012

Karlshure, Gjermani, 11 shtator, 2012

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë miratoi të mërkurën fondin e ri të përherhsëm të shpëtimit të Evropës.

Gjykata u mblodh në Karlshure ku edhe vendosi, që Gjermania t’i bashkohet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit - një fond i ri i përhershëm shpëtimi në vlerë prej 500 miliardë eurosh për 17 shtetet që përdorin monedhën euro.

Vendimi mund të ndikojë në politikën e re të Bankës Qendorore Evropiane të për blerjen e obligacioneve, që ka për qëllim uljen e kostos së huamarrjes për vendet e ngarkuara me borxhe si Spanja dhe Italia.

Ndërkohë, Komisioni Evropian pritet të zbulojë një propozim për t'i dhënë BQE-së fuqi që të mbikëqyrë të gjitha bankat në eurozonë.

Propozimi synon zgjidhjen e krizës së borxhit brenda eurozonës.

Gjermania ka argumentuar se Banka Qendrore Evropiane duhet të përqëndrohet vetëm në bankat më të mëdha të kontinentit
XS
SM
MD
LG