Ndërlidhjet

Shkon në 100 numri i të vdekurve në Karaçi


Karaçi

Karaçi

Ka arritur në 100 numri i punëtorëve të vrarë si pasojë e një zjarri që përfshiu një fabrikë veshjesh në qytetin më të madh të Pakistantit, Karaçi.

Policia tha se më shumë se 30 persona janë lënduar.

Zjarrfikësit thanë se shumica e viktimave ishin ngujuar në një bodrum me dyer të mbyllura dhe pa dalje anësore në rast zjarri si dhe kanë vdekur nga thithja e tymit.

Punëtorët në katet e larta kanë qenë të bllokuar nga dritaret me grila. Në fabrikë punonin 450 njerëz.

Të martën, ndërkaq, në Lahore, qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, në një zjarr në një fabrikë këpucësh, janë mbytur të paktën 23 njerëz.
XS
SM
MD
LG