Ndërlidhjet

Baroso: BE të bëhet “federatë shtetesh”


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një “federatë të shteteve”.

Në një fjalim para Parlamentit Evropian, Baroso ka thënë se nuk kërkon një “super-shtet” evropian, por ka deklaruar se “BE-ja do të jetë gjithmonë më pak se shuma e pjesëve të saj, derisa unioni nuk forcohet”.

Ai ka thënë se “idetë e vjetra” nuk do të funksionojnë më dhe "nuk do të shpëtojnë monedhën euro".

Baroso po ashtu ka shfaqur bindjen se Greqia do të mund të mbetet në Eurozonë nëse u përmbahet angazhimeve të saj.

Ai po ashtu ka shpalosur planet për një mekanizëm të vetëm mbikëqyrës për të gjitha bankat në Eurozonë.
XS
SM
MD
LG