Ndërlidhjet

ANEB “i shqetësuar” me Iranin


Iran
Iran
Në një takim të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), fuqitë botërore kanë prezantuar një projekt-rezolutë, e cila shpreh “shqetësime serioze” për programin e zgjeruar bërthamor të Iranit.

Delegatët në Vjenë do të presin deri të enjten për të diskutuar dhe votuar projekt-rezolutën.

Ajo është prezantuar bashkërisht nga Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Teksti i bën thirrje Iranit “të veprojë në përputhje të plotë dhe pa vonesa me obligimet e tij nën rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit”.

Projekt-rezoluta mësohet se shpreh shqetësim të veçantë edhe për Fordovin – një lokacion nëntokësor në Iran, ku ANEB ka raportuar se autoritetet iraniane kanë dyfishuar kapacitetet për pasurim të uraniumit në tre muajt e fundit.

Nëse uraniumi pasurohet në një shkallë të lartë, ai mund të përdoret për krijimin e armëve bërthamore.

Perëndimi ka miratuar një varg sanksionesh kundër Iranit, nga frika se synon armatimin atomik. Teherani zyrtar thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG