Ndërlidhjet

Mbi 190 të vdekur në Karaçi


Karaçi
Karaçi
Mbi 190 persona kanë humbur jetën dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur nga zjarri që ka përfshirë një fabrikë veshjesh në Karaçi të Pakistanit.

Fabrika mësohet të kishte rreth 450 të punësuar.

Kreu i Departamentit për Emergjenca në Spitalin Civil të Karaçit, Tarik Kamal Ajubi, tha se rreth 30 të vdekur janë djegur shumë rëndë dhe “nuk mund të identifikohen nëse janë meshkuj ose femra”.

Zjarrëfikësit thonë se shumica e viktimave kanë pësuar nga tymi në bodrum, ku "dyert kanë qenë të mbyllura".

Punëtorët në katet e larta kanë qenë të bllokuar nga dritaret me grila.
XS
SM
MD
LG