Ndërlidhjet

logo-print

Rusi - sulm ndaj simboleve ortodokse


Rusi

Rusi

Policia në Tver të Rusisë ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë ngritur një kryq ortodoks të drurit në qytet dhe më pastaj e kanë djegur atë.

Incidenti pason disa sulme të tjera kundër simboleve ortodokse, në shenjë proteste ndaj dënimit me burgim të tri pjesëtareve të grupit rus “Pussy Riot”.

Vajzat janë dënuar me nga dy vjet heqje lirie, për shkak të një performance në Katedralen e Moskës “Shpëtuesi Krisht”, kundër presidentit Vladimir Putin.

Dënimi i tyre ka nxitur zemërimin e komunitetit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG