Ndërlidhjet

Obama konfirmon vrasjen e ambasadorit në Bengazi


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka konfirmuar se ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stivens, është vrarë nga sulmi me raketa ndaj konsullatës në Bengazi.

Obama tha se tre amerikanë të tjerë po ashtu kanë humbur jetën.

Persona të armatosur kanë sulmuar konsullatën të martën vonë.

Sulmi thuhet e ka qenë reagim i zemëruar ndaj një filmi që “fyen” Profetin Muhamed.

Filmi raportohet të jetë bërë nga një izraelito-amerikan, me emrin Sam Bacile.

Disa orë para sulmit në Bengazi është sulmuar edhe kompleksi i Ambasadës së SHBA-së në Kajro, në shenjë proteste kundër filmit.
XS
SM
MD
LG