Ndërlidhjet

Evropianët do të votonin për Obamën


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Evropianët do të votonin me shumicë dërrmuese për rizgjedhjen e presidentit Barak Obama në krye të Shteteve të Bashkuara, ndërsa më pak do të mbështesnin rivalin e tij republikan, Mit Romni, bën të ditur një sondazh i CNN-it, i publikuar të mërkurën.

Sipas përgjigjeve të të anketuarve, 52 për qind do të votonin për Obamën, ndërsa 46 për qind për Romnin.

Po sipas CNN-it, Obama gëzon mbështetjen më të madhe në Francë dhe Gjermani (89%, përkatësisht 87%), ndërsa më dobët qëndron në Evropën Lindore (Bullgari 40%, Poloni 35%).

Edhe pse 32 për qind e të anketuarve turq janë shprehur kritikë ndaj politikave të jashtme të Obamës, përfshirë luftën e tij kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe politikat në Iran dhe Afganistan, një shumicë prej 51% do të votonin për rizgjedhjen e Obamës.

Për sondazhin, CNN ka intervistuar rreth 1,000 njerëz në 15 shtete, përfshirë: Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Poloninë, Britaninë, Turqinë, Sllovakinë, Spanjën, Bullgarinë etj.
XS
SM
MD
LG