Ndërlidhjet

Merkel apelon për unitet brenda Gjermanisë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për unitet brenda Gjermanisë, pas fitores që ka shënuar kundër kundërshtarëve të përpjekjeve të saj për të zgjidhur krizën në Eurozonë.

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka miratuar të mërkurën fondin e ri të përhershëm për shpëtimin e Evropës.

Gjykata ka vendosur që Gjermania t’i bashkohet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit - një fond i përhershëm shpëtimi, në vlerë prej 500 miliardë eurosh, për 17 shtetet që përdorin monedhën euro.

“Gjermania po dërgon një sinjal të fortë në Evropë dhe më gjerë. Gjermania është e vendosur që të mbajë përgjegjësitë e saj si ekonomia më e madhe dhe partneri më i besueshëm në Evropë”, ka thënë Merkel para Bundestagut.
XS
SM
MD
LG