Ndërlidhjet

Kosovë/Gjermani: Marrëveshje për bashkëpunim kulturor


Prishtinë, 12 shtator 2012.
Prishtinë, 12 shtator 2012.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernest Rajhel, kanë nënshkruar të mërkurën Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

“Kjo marrëveshje është një kornizë e mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë kulturor ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, ku fokusi kryesor i bashkëpunimit përfshin fushën e arsimit, shkëmbimeve akademike, mediat, filmin, fushën e kulturës, rinisë dhe sporteve, duke shkuar deri te bashkëpunimi në fushën e gërmimeve arkeologjike dhe ruajtja e mbishkrimeve e dokumenteve historike që mund të gjenden në dy vendet tona”, ka bërë të ditur Hoxhaj.

Në anën tjetër, sipas ambasadorit gjerman, marrëveshja është një kornizë e re e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe “zëvendëson marrëveshjen ndërmjet Gjermanisë dhe ish-RSFJ-së të vitit 1969”.
XS
SM
MD
LG