Ndërlidhjet

Feith do të vazhdojë të mbështesë Kosovën


Piter Feith

Piter Feith

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim lamtumirës shefin e ish-Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), Piter Feith.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për punën që ka bërë ICO-ja deri në përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Feith, nga ana e tij, ka shprehur konsideratat për, siç ka thënë, progresin e arritur në Kosovë, duke theksuar se do të vazhdojë përkrahjen e tij për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve në Kosovë.

Të hënën, Grupi Drejtues Ndërkombëtar i ka dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG