Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Sulmi në Bengazi, i patolerueshëm


Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për sulmin ndaj konsullatës së SHBA-së në Bengazi, ku kanë mbetur të vrarë ambasadori Kristofer Stivens dhe tre zyrtarë të tjerë amerikanë.

"Asgjë nuk mund të justifikojë një veprim të tillë. Këto akte të sulmeve kriminale ndaj ambasadave dhe personelit janë të patolerueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, si dhe cenojnë rëndë paqen dhe bashkëpunimin midis popujve dhe kombeve të botës së civilizuar".

"Është e dhimbshme sidomos për faktin që një tragjedi e tillë po ndodh në një vend që sapo ka kaluar një periudhë të vështirë nën një regjim totalitar", thuhet pos tjerash në telegramin e zotit Thaçi.

Sulmi në Bengazi thuhet se ka qenë reagim i zemëruar ndaj një filmi që “fyen” Profetin Muhamed.
XS
SM
MD
LG