Ndërlidhjet

Sulmi në Bengazi, "të godasë ndërgjegjen e të gjithëve"


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka dënuar ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë, ku ka humbur jetë ambasadori Kristofer Stivens dhe tre zyrtarë të tjerë.

"Ky është një sulm që duhet të godasë ndërgjegjen e njerëzve të të gjitha besimeve në mbarë botën. Ne dënojmë në termat më të ashpër këtë akt të pakuptimtë të dhunës dhe dërgojmë lutjet tona për familjet, miqtë dhe kolegët e atyre që kemi humbur", ka thënë Klinton.

Sipas saj, sulmi është kryer nga një grup "i vogël dhe i egër militantësh" dhe jo nga populli ose Qeveria e Libisë.

"Miqësia mes dy vendeve tona, e lindur nga lufta e përbashkët, nuk do të jetë viktimë tjetër e këtij sulmi. Një Libi e lirë dhe e qëndrueshme vazhdon të jetë në interesat e Amerikës", ka thënë Klinton.

Klinton ka thënë se nuk ka justifikim për sulmin dhe ka përçmuar ekstremizmin e dhunshëm.
XS
SM
MD
LG