Ndërlidhjet

Brahimi do të vizitojë Damaskun


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, do të udhëtojë të enjten drejt Damaskut për vizitën e parë në këtë vend që nga marrja e postit.

Në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Sirisë bëhet e ditur se Brahimi do të takojë ministrin e Jashtëm sirian, Valid al-Moallem, por nuk thuhet nëse diplomati ndërkombëtar do të takojë presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad.

Brahimi ka pasuar ish-sekretarin përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, i cili, në muajin gusht, ka lënë postin e të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë për shkak të mospajtimeve të Këshillit të Sigurimit në lidhje me trajtimin e krizës.

Sipas aktivistëve sirianë, mbi 27,000 njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i revoltës kundër presidentit Asad, 18 muaj më parë.
XS
SM
MD
LG