Ndërlidhjet

KS dhe Ban dënojnë sulmin në Bengazi


Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ashtu si edhe kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, kanë dënuar ashpër sulmin ndaj misionit të SHBA-së në Bengazi, në të cilin kanë humbur jetën ambasadori Kristofer Stivens dhe tre zyrtarë të tjerë.

Këshilli i Sigurimit dhe zoti Ban kanë lëshuar deklarata të ndara, të cilat dënojnë sulmin në "termat më të fuqishëm".

Organi 15-anëtarësh ka dënuar edhe sulmin ndaj ambasadës amerikane në Kajro.

Të dyja sulmet kanë ndodhur si pasojë e zemërimit të turmave më një film anti-islamik.

Filmi "Innocence of Muslims", i bërë nga një regjisor amerikan me origjinë izraelite, përshkruan me tallje jetën e Profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG