Ndërlidhjet

Medvedev kërkon lirimin e vajzave të “Pussy Riot”-it


Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka bërë thirrje për lirimin e anëtareve të grupit “Pussy Riot”, duke thënë se është “joproduktive” që vajzat të kalojnë më shumë kohë prapa grilave.

Ai i ka bërë këto komente në një takim me anëtarët e Partisë Rusia e Bashkuar.

Tri vajzat e bendit rus janë dënuar muajin e kaluar me nga dy vjet heqje lirie, për shkak të një performance në Katedralen e Moskës “Shpëtuesi Krisht” kundër presidentit Vladimir Putin.

Mbi ta ka rënduar akuza “huliganizëm, i motivuar nga urrejtja fetare”.

Agjencia AP vlerëson se deklarata e Medvedevit mund të jetë sinjal për lirimin e tri vajzave, pasi rasti i tyre do të shqyrtohet nga gjykata e apelit më 1 tetor.
XS
SM
MD
LG