Ndërlidhjet

Obama: Sulmuesit në Bengazi - para drejtësisë


Uashington, 12 shtator 2012.

Uashington, 12 shtator 2012.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dënuar sulmin kundër Konsullatës amerikane në Libi, duke u zotuar se autorët e tij do të përballen me drejtësinë.

Në sulmin e 11 shtatorit në Bengazi kanë humbur jetën ambasadori amerikan atje, Kristofer Stivens, dhe tre bashkëpunëtorë të tij.

“SHBA e dënon me termat më të fuqishëm këtë sulm të egër dhe tronditës. Ne po punojmë me Qeverinë e Libisë për të siguruar diplomatët tanë. Po ashtu kam udhëzuar administratën time që të shtojë sigurinë në lokacionet diplomatike në mbarë botën. Dhe, do të punojmë me Qeverinë në Libi për të sjellë para drejtësisë vrasësit që sulmuan popullin tonë”, ka thënë Obama.

Presidenti amerikan ka thënë po ashtu se sulmi nuk do të thyejë lidhjet në mes të Uashingtonit dhe Tripolit.

Sulmi ka ndodhur si pasojë e zemërimit të turmave më një film anti-islamik.

Filmi "Innocence of Muslims", i bërë nga një regjisor amerikan me origjinë izraelite, përshkruan me tallje jetën e Profetit Muhamed.

Në Egjipt, ku po ashtu ka pasur protesta kundër filmit, kryeministri Hisham Kandil ka thënë se Qeveria e Shteteve të Bashkuar nuk duhet të fajësohet për filmin ofendues.
XS
SM
MD
LG