Ndërlidhjet

UNICEF: Bie vdekshmëria e fëmijëve


UNICEF

UNICEF

Në raportin e saj më të ri, agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara vlerëson se numri i fëmijëve që vdesin para moshës 5-vjeçare ka rënë për rreth 40 për qind gjatë 20 vjetëve të kaluar.

Sipas UNICEF-it, shifra globale ka rënë nga 12 milionë, sa ka qenë në vitin 1990, në 6.9 milionë më 2011.

Zvogëlimi i numrit ka ndodhur ngase disa vende të varfra kanë nisur të pasurohen, por edhe nga ndihmat që kanë inkurajuar ushqimin me gji dhe imunizimin kundër sëmundjeve të zakonshme.

Raporti po ashtu ka gjetur se vdekjet e fëmijëve janë kryesisht të përqendruara në Afrikën nën-sahariane dhe Azinë e Jugut, të cilat së bashku përfshijnë mbi 80 për qind të vdekjeve nën 5 vjeç gjatë vitit 2011.
XS
SM
MD
LG